Kreu i LDK-së: Qeveria Kurti ka braktisur detyrat e saj

16 February 2022, 20:46Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Kreu i LDK-së: Qeveria Kurti ka braktisur detyrat e saj

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Lumir Abdixhiku tha se Kosova po përballet me valën më të rëndë të rritjes së çmimeve në historinë e saj.

Abdixhiu përmes një postimi në Facebook citoi Agjencinë së Statistikave të Kosovës –ku tha se sipas raportit të publikuar sot – për vetëm një vit, çmimet e produkteve më bazike ushqimore e të shërbimeve kanë prekur rekorde të reja në vend.

“Mielli është shtrenjtuar për 29%, buka për 17%, vaji për 46%, sheqeri për 23%, patatet për 24%, domatet për 30%, nafta e benzina për gati 30%, e energjia elektrike – pa subvencion – nga 85-104%. Janë çmime të rritura për vetëm 1 vit. Kjo rritje enorme, e paprecedentë deri më tani, vendosë kosovarët në krizën e papërballueshmërisë së përditshme”, tha ai.

Kryetari LDK-së kritikoi Qeverinë Kurti duke thënë se ajo ka “braktisur detyrat e saj”.

“Në kulmin e rritjes, ajo vazhdon të jetë vetëm spektatore. Vështron krizat barabartë me secilin qytetar. Asnjë masë fiskale, asnjë politikë qeveritare, asnjë pako zhvillimore e ndërmarrë deri më tash. Paaftësia qeverisëse kushton. Paaftësia e kësaj Qeverie kushton shumë”, shkruan ai.

 


Video