Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Forcat ruse të grumbulluara përgjatë kufijve të Ukrainës janë shtuar me rreth 7,000 trupa ditët e fundit, pretendojnë Shtetet e Bashkuara, pavarësisht pretendimeve të Moskës se po tërhiqte trupat e saj.
Një zyrtar i lartë i administratës amerikane tha se rritja e bën pretendimin e Rusisë për tërheqje "të rremë" dhe paralajmëroi se hapja publike e Presidentit Vladimir Putin ndaj diplomacisë ishte një “farsë”.
"Të gjitha të dhënat që kemi tani janë vetëm që publikisht të thuhet dhe të pretendohet një de-përshkallëzimin, ndërkohë që në fakt po mobilizohen për luftë," tha zyrtari.