
Një ngjarje tronditëse ka tronditur opinionin publik në Meksikë dhe përtej saj: Valeria Márquez, 23 vjeç, një influencuese e njohur për videot e saj mbi bukurinë dhe grimin, u qëllua për vdekje gjatë një transmetimi live në TikTok, në sallonin e bukurisë ku punonte.
Prokuroria e rajonit Jalisco ka konfirmuar se vdekja e saj po hetohet si femicid – një formë e vrasjes së një gruaje për shkak të gjinisë së saj.
Ngjarja ndodhi të martën, në qytetin Zapopan, ku një burrë hyri në sallonin e bukurisë dhe qëlloi për vdekje Valeria-n.
Pamjet e momentit fatal, që u shpërndanë shpejt në rrjete sociale, kanë lënë shumë njerëz të tronditur.
Në sekondat e fundit të transmetimit live, Valeria shihej e ulur, duke mbajtur në dorë një lodër pelushi. Ajo u dëgjua të thoshte: “Po vijnë”, ndërsa një zë në sfond pyeti: “Vale?” – “Po,” – u përgjigj ajo, para se të fshihte bllokonte audion e videos.
Më pa pati të shtëna dhe një person u duk në kamera për pak sekonda, përpara se videoja të ndërpritej përfundimisht.
Gjatë të njëjtit transmetim live, Valeria tregoi se një person i panjohur kishte shkuar më herët në sallon për t’i lënë një “dhuratë të shtrenjtë”, ndërkohë që ajo nuk ishte aty. Ajo u shpreh e shqetësuar dhe theksoi se nuk kishte ndërmend të priste që ai të kthehej.
Prokuroria dyshon se autorët ishin të njëjtët që vranë një ish-deputet në të njëjtën zonë, po atë ditë, dhe po heton nëse rastet lidhen mes tyre.
Sipas të dhënave të Komisionit Ekonomik të Kombeve të Bashkuara për Amerikën Latine dhe Karaibet, Meksika renditet mes vendeve me shkallën më të lartë të femicideve në rajon, me 1.3 vrasje për çdo 100,000 gra.