
Ekipi negociator i Ukrainës ka dhënë një përditësim të bisedimeve që u zhvilluan të premten e kaluar në Stamboll me ekipin negocioator rus, për t’i dhënë fund luftës 3-vjeçarë në Ukrainë.
Presidenti ukrainas theksoi se vendi i tij mbetet i gatshëm të respektojë një armëpushim 30-ditor, bëri të qartë se nuk ka frikë të takohet në çdo moment me Vladimir Putinin dhe dha urdhër për të formuar një ekip negociator me përbërje të qëndrueshme.
“Zhvillova një takim lidhur me përpjekjet tona diplomatike për t’i dhënë fund luftës dhe për të vendosur një paqe të vërtetë dhe të qëndrueshme. Ministri i Mbrojtjes së Ukrainës, Rustem Umerov, informoi mbi punën e delegacionit tonë dhe procesin e negociatave në Turqi. Takimet që u zhvilluan më 15 dhe 16 maj treguan para botës si angazhimin tonë për paqe ashtu edhe nevojën për të ushtruar presion ndaj Rusisë për t’i dhënë fund luftës,” tha Zelensky.
Presidenti Ukrainës, Volodomyr Zelensky: Në fakt, rezultati më i rëndësishëm i këtyre takimeve ishte marrëveshja për shkëmbimin e të burgosurve në raport 1.000 me 1.000. Ekipi ynë po punon aktualisht mbi detajet e këtij shkëmbimi. Jam mirënjohës ndaj të gjithëve që kontribuojnë në këtë përpjekje.
Rustem Umerov, kreu i delegacionit në Turqi, u shpreh për detajet specifike të bisedimeve me rusët. Delegacioni ukrainas arriti të mbajë bisedimet në një atmosferë të denjë. Të gjitha përpjekjet ruse për frikësim u refuzuan. Ukraina këmbëngul në nevojën për një armëpushim të plotë dhe pa kushte, me qëllim që të shpëtohen jetë njerëzish dhe të vendosen themelet e domosdoshme për diplomaci.
Armëpushimi duhet të jetë mjaftueshëm afatgjatë dhe të përfshijë mundësinë e zgjatjes. Propozimi ynë, të cilin e ndajnë edhe partnerët tanë, është për një periudhë 30-ditore, jemi të gatshëm për këtë. Jemi gjithashtu të gatshëm për një takim në nivel liderësh për të zgjidhur çështjet thelbësore.
Ukraina nuk ka frikë nga bisedimet e drejtpërdrejta me Rusinë dhe është e rëndësishme që udhëheqja ruse të mos e zgjasë më tej luftën”, vijoi Zelensky.
“Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Andriy Sybiha, dhe shefi i kabinetit të Presidentit, Andriy Yermak, informuan për takimet dhe kontaktet me përfaqësues të Shteteve të Bashkuara dhe partnerëve evropianë konkretisht përfaqësues nga Franca, Mbretëria e Bashkuar, Gjermania, Italia, Polonia dhe Turqia. Andriy Yermak paraqiti qëndrimet e vendeve kryesore.
Po koordinohemi me partnerët tanë pothuajse çdo ditë. Jam mirënjohës për mbështetjen. Kam dhënë urdhër për krijimin e një ekipi kombëtar negociator të përhershëm dhe të zgjeruar.