Vijon bllokada në Kosovë, dështon për të 18-n herë konstituimi i Kuvendit

19 Maj 2025, 11:10Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
 
Kuvendi i Kosovës

Në Kosovë ka dështuar për të 18-n herë konstituimi i Kuvendit. Në seancën e kësaj të hënë sërish nuk pati vendimmarrje për ngritjen e komisionit për votim të fshehtë, të kërkuar nga partia fituese e zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje.

Edhe pse pati një konsultim të kryesuesit të seancës Avni Dehari me përfaqësuesit e partive politike, prej kësaj nuk pati ndonjë rezultat konkret.

Ndërkohë, seanca e radhës ku deputetët do të përpiqen të konstituojnë Kuvendin do të zhvillohet më 21 maj.

 


Video