Biseda Trump-Putin, Vance: Nëse Rusia nuk angazhohet, atëherë kjo s’është lufta jonë

19 Maj 2025, 16:46Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Nënpresidenti i SHBA-së JD Vance sapo ka folur për luftën në Ukrainë, duke paralajmëruar se nëse Rusia nuk është “e gatshme të angazhohet”, atëherë “përfundimisht, SHBA-të duhet të thonë se kjo nuk është lufta jonë”.

Ai shtoi se Vladimir Putin i cili pritet të flasë me Donald Trump në minutat e ardhshme – “nuk duket se di” si të dalë nga lufta.

“E kuptojmë se ka një ngërç të vogël këtu”, u tha ai gazetarëve ndërsa përgatitej të largohej nga Italia pas takimit të tij me Papa Leonin XIV.

“Dhe mendoj se presidenti do t’i thotë presidentit Putin: ‘Dëgjo, a je serioz? A je i sinqertë me këtë?", tha ai.

Video