Kandidati për president i SHBA, Donald Trump ka reaguar për vdekjen e kryeopozitarit rus Alexei Navalny, por duke dështuar të kritikojë presidentin rus Vladimir Putin, që e përdoqi dhe burgosi atë deri në vdekje.
Në një mesazh në rrjetin e tij social “Truth”, Trump thotë se vdekja e Navalny, gjithnjë e më shumë e bën atë të vetëdijshëm se si po shkatërrohet SHBA, sipas tij nga radikalët e majtë.
Ai thotë se Amerika është “një komb në rënim dhe në dështim”.
“Vdekja e papritur e Alexei Navalny më ka bërë gjithnjë e më shumë të vetëdijshëm për atë që po ndodh në vendin tonë. Është një progres i ngadalshëm, i qëndrueshëm, me politikanë, prokurorë dhe gjyqtarë të majtë, radikalë të majtë, të cilët na çojnë në rrugën drejt shkatërrimit. Kufijtë e hapur, zgjedhjet e manipuluara dhe vendimet jashtëzakonisht të padrejta në sallën e gjyqit po SHKATËRROJNË AMERIKËN. JEMI KOMB NË RËNIM, KOMB DËSHTIM! "MAGA2024”, shkruan Trump.