Protesta e fermerëve, policia kufitare greke: Bllokohet rruga Kallpaq-Janinë

19 February 2024, 09:20Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Protesta e fermerëve, policia kufitare greke: Bllokohet rruga

Greva e fermerëve grekë do të bllokojë sërish sot lëvizjen në drejtim të doganës së Kakavijes.

Sipas Policisë Kufitare në Gjirokastër, pala greke ka njoftuar se nga ora 10:00 dhe deri në një njoftim të dytë, rruga nacionale Kallpaq – Janinë, do jetë përsëri e bllokuar për shkak të protestës që po zhvillojnë fermerët.

Lejohet qarkullimi vetëm për mjetet e vogla. Ndërsa mjetet e tonazhit të rëndë (kamionë dhe autobusë), nuk do lejohen të qarkullojnë.


Video