"Trondit" gazetari i njohur: Goditja me veturë e burrit të Shkurte Fejzës ishte e planifikuar

23 Shkurt 2024, 17:01Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Shkurte Fejza dhe Hajrush Behluli

Gazetari dhe analisti nga Kosova Vehbi Kajtazi, ka thënë se goditja me veturë e burrit të Shkurte Fejzës ishte e planifikuar.

Sipas Kajtazit, ngjarja ka qenë e planifikuar dhe ka si motiv urrejtjen pas reagimit të Hajrush Behlulit "kundër një deklarate të një të ashtuquajturi imam".

“Goditja me veturë e Hajrush Behlulit nuk është aksident. Është i planifikuar dhe ka motiv urrejtjen pas reagimit të Behlulit kundër një deklarate të një të ashtuquajturi imam.

Urgjentisht duhet ta marrë këtë rast Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës”, përfundon Kajtazi.

Nëse akuza e gazetarit do të rezultonte e vërtetë, atëher ngjarja do të ishte vërtet skandaloze dhe alarmante.

"Trondit" gazetari i njohur: Goditja me veturë e burrit të
Postimi i gazetarit

 

 


Video