
Presidenti i Rusisë Vladimir Putin ka komentuar deklaratën e homologut amerikan Joe Biden, i cili sot gjatë një konference për ndryshimet klimatike, e quajti liderin rus një “bir kur*e të çmendur”.
Për mediat ruse Putin tha se një reagim i tillë vetëm konfirmon deklaratën e tij të mëparshme se “do të ishte më mirë për Rusinë nëse Biden fiton zgjedhjet në SHBA”.
“Më parë thashë se për Rusinë Biden do të ishte një president më i preferuar i SHBA. Nuk është se ai mund të më thotë: "Volodya, bravo, faleminderit, më ke ndihmuar shumë". Ne e kuptojmë se çfarë po ndodh atje nga pikëpamja politike e brendshme dhe ky reagim është absolutisht adekuat, që do të thotë se kisha të drejtë. Ju pyetët se çfarë është më e mira për ne. Mund ta përsëris - Biden", - tha Putin.