Historia e dashurisë që po trazon Gjermaninë, miliarderi 70-vjeçar shkoi në Davos me vajzën 27-vjeçare të kryeministrit!

12 Shkurt 2026, 09:37Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ish-CEO-s së Google, Eric Schmidt, me modelen 27-vjeçare dhe vajzën e kryeministrit të Bavarisë, Gloria-Sophie Burkandt

Në Gjermani vijon debati lidhur me marrëdhënien e miliarderit 70-vjeçar dhe ish-CEO-s së Google, Eric Schmidt, me modelen 27-vjeçare dhe vajzën e kryeministrit të Bavarisë, Gloria-Sophie Burkandt.

Sipas një raportimi të ri të gazetës Bild, Schmidt dhe Burkandt, 43 vite më e re se ai, e kanë kaluar ndërrimin e viteve së bashku dhe që atëherë kanë udhëtuar nga SHBA në Indi dhe në vende të ndryshme të Europës.

Artikulli pretendon gjithashtu se 70-vjeçari dhe 27-vjeçarja po udhëtojnë pothuajse çdo ditë bashkë prej javësh.

Sipas të njëjtave burime, paraqitja e tyre e radhës publike pritet të jetë në Konferencën e Mynihut për Sigurinë, takimi vjetor i zyrtarëve më të lartë të sigurisë në botë, që do të zhvillohet fundjavën e ardhshme.

Hera e parë që çifti tërhoqi vëmendjen e mediave ishte në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, ku u fotografuan krah për krah.

Gazeta gjermane thekson se Burkandt e ndan kohën mes Nju Jorkut, Los Anxhelosit dhe Gjermanisë. Ajo ka përfunduar studimet në administrim biznesi dhe ekonomi, ndërsa më pas ka marrë edhe një diplomë master në administrim biznesi.

Sa i përket karrierës si modele, 27-vjeçarja është shfaqur në Vogue Turkey, ndërsa në dhjetor 2022, në një artikull për Teen Vogue, zbuloi se “ka përjetuar ngacmim seksual, përdhunim dhe detyrim seksual në jetën e saj personale dhe profesionale”.

Sipas asaj që shkruante atëherë, ajo ishte “prekur në mënyrë të papërshtatshme nga eprori i saj” kur punonte si praktikante 18-vjeçare.

Siç përshkruante, “ai vendoste duart mbi shpatullat dhe në belin tim kur takoheshim në ashensor ose në kuzhinë”.

Schmidt, i cili dha dorëheqjen nga posti i drejtorit ekzekutiv të Google në vitin 2011, është i martuar prej më shumë se katër dekadash me Wendy Schmidt, ndërsa pasuria e tij vlerësohet në 54.6 miliardë dollarë.

Sipas raportimeve, ai e ka përshkruar martesën e tij si “të hapur”, duke pasur herë pas here marrëdhënie të tjera, si ajo disavjeçare me sipërmarrësen Michelle Ritter, e cila përfundoi me një seri padish ndaj tij, ku ajo e akuzonte për sjellje të papërshtatshme dhe parregullsi financiare./NyPost



Video