
Përfaqësuesi i Lartë i BE, Josep Borrell shpërndau një deklaratë urgjente për situatën në Ukrainë, ku tha se BE vazhdon të mbajë hapur zyrat e saj në Kiev, por duke mbikëqyrur nga afër rrethanat e sigurisë në vend.
Sipas Borrell, BE-ja dhe shtetet e saj anëtare po koordinojnë veprimet e tyre në funksion të kërcënimeve aktuale ndaj Ukrainës.
“Misionet tona diplomatike nuk po mbyllen. Ata mbeten në Kiev dhe vazhdojnë të operojnë në mbështetje të qytetarëve të BE-së dhe në bashkëpunim me autoritetet ukrainase. Prania e stafit dhe këshillat e udhëtimit për qytetarët e BE-së po përshtaten sipas nevojës për të marrë parasysh rrethanat e sigurisë”, thuhet në deklaratë.
“Ne rikonfirmojmë mbështetjen tonë të vazhdueshme për integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës dhe përpjekjet diplomatike drejt uljen e tensioneve. Kujtojmë se çdo agresion i mëtejshëm ushtarak kundër Ukrainës do të ketë pasoja masive dhe kosto të rënda si përgjigje”, mbyllet reagimi i shkurtër i Borrell.