
Policia franceze ka bllokuar dhe gjobitur me qindra automjete që përpiqeshin të hynin në Paris si pjesë e një proteste kundër rregulloreve anti-Covid.
Autoritetet kanë përforcuar forcat e policisë më shumë se 7,000 veta gjatë tre ditëve të ardhshme në një përpjekje për të ndaluar demonstruesit.
Disa automjete arritën në Harkun e Triumfit në qytet dhe gaz lotsjellës u hodh mbi demonstruesit në Champs-Élysées aty pranë. Demonstrata të ngjashme kanë filluar të përhapen në mbarë botën.
Austria dhe Belgjika kanë ndaluar hyrjen e kolonave të tilla në kryeqytetet e tyre, me demonstrata të ngjashme që u shfaqën edhe në Australi, Zelandën e Re dhe Holandë. Grupet u frymëzuan nga "Karvani i Lirisë", protesta që mori jetë në Kanada dhe që ndërpreu tregtinë në kufirin e SHBA duke bllokuar rrugët në Otava.
Të shtunën, policia në Paris tha se kishte bllokuar qindra automjete që shkonin në qytet dhe kishin vendosur më shumë se 300 gjoba për shoferët, si dhe kishin arrestuar 14 persona. Dy dyshohet se mbanin thika, çekiç dhe bombola benzine dhe pesë dyshohet se mbanin llastiqe artizanale.
Një video e postuar në internet nga një gazetar dhe e shpërndarë nga policia tregonte oficerët që ndalonin linjat e automjeteve në unazën e qytetit. Policia pranë Harkut të Triumfit u pa duke devijuar furgona dhe automjete të tjera larg zonës.
Demonstruesit që kundërshtojnë pasaportat Covid, që kërkon që njerëzit të tregojnë prova të vaksinimit përpara se të hyjnë në ambiente publike kërkojnë të tubohen në kryeqytetin francez.
Karvanet janë organizuar në internet dhe duket se protestuesit kanë bindje të ndryshme politike dhe ideologjike, duke e bërë të vështirë vlerësimin se sa automjete mund të mbërrijnë në Paris. Protesta ka tërhequr pas vetes edhe qytetarë të tjerë të zemëruar me rritjen e çmimeve.
Disa planifikojnë të vazhdojnë për në Bruksel, shtëpia e shumë institucioneve të Bashkimit Europian, për demonstrata të mëtejshme pas protestës së Parisit. Kryeministri Jean Castex tha të premten se autoritetet janë "shumë të vendosura" për të mos lejuar bllokimin e rrugëve të Parisit.