Disa shtete Europiane nisin lehtësimet e masave anti-covid, Franca, Italia dhe Norvegjia miratojnë heqjen e kufizimeve për pandehminë, megjithatë hapi vendimtar pritet të hidhet më 31 mars, kur skadon gjendja e emergjencës dhe pritet të hiqen të gjitha kufizimet e tjera përfshirë Green Pass.
Kina miraton përdorimin e ilaçit Pfizer kundër koronavirusit. Vendimi vjen si shkak i nisjes së Lojërave Olimpike Dimërore dhe pas rritjes së rasteve në vend.
Franca zbut më tej masat për frenimin e pandemisë dhe njofton se maskat nuk do të jenë më të detyrueshme në vendet publike.
Çertifikata shëndetësore do të vijojë të përdoret edhe për pak kohe në ambiente të tilla si kinematë, teatrot, baret dhe restorantet.
Vendimi për maskat hyn në fuqi në 28 shkurt, dhe vjen mes përmirësimit të situatës pandemike në Francë dhe pjesën tjetër të Europës. Zhvillime pozitive në drejtim të rikthimit në normalitet edhe në Itali.