7 për qind e të rinjve në BE janë të përjashtuar si materialisht ashtu edhe në aspektin social

12 February 2022, 15:42Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

7 për qind e të rinjve në BE janë të përjashtuar

Sipas Eurostat, në BE në vitin 2020, shkalla e privimit të rëndë material dhe social tek të rinjtë nga mosha 15 deri në 29 vjeç ishte 7 për qind. Krahasuar me vitin 2019, kjo është rritur me 2 pikë përqindjeje.

Ndër vendet anëtare të BE-së, përqindja më e lartë e të rinjve që ishin të privuar rëndë materialisht dhe socialisht në vitin 2020 u regjistrua në Rumani me 24 për qind, e ndjekur nga Bullgaria me 21 për qind dhe Greqia me 16 për qind.

Nga ana tjetër, proporcioni ishte më pak se 3 për qind në 11 nga 26 shtetet anëtare me të dhëna të disponueshme, që përfshijnë Luksemburgun, Kroacinë, Estoninë, Finlandën, Slloveninë, Poloninë, Holandën, Çekinë, Qipron, Suedinë dhe Austrinë.

Kur krahasohet viti 2020 me vitin 2019, rritjet më të mëdha në shkallën e privimit të rëndë material dhe social për të rinjtë u regjistruan në Rumani, Irlandë dhe Gjermani të gjitha me +3 për qind. Ndërkohë, uljet më të mëdha u regjistruan në Sllovaki, Finlandë, Greqi dhe Kroaci.

Rumania regjistroi rritjet më të mëdha të privimit në grupin 15-19-vjeçarëve dhe 25-29-vjeçarëve të cilët ishin shumë të privuar materialisht dhe socialisht. Kur bëhej fjalë për moshat 20-24 vjeç, rritja më e madhe u regjistrua në Irlandë.


Video