"Rusia po planifikon vrasjen e Vuçiçit", politikani serb: Putin po synon konflikt të ri në Ballkan

26 June 2022, 21:49Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Rusia po planifikon vrasjen e Vuçiçit", politikani
Nenad Canak

“Rusia synon të vrasë Presidentin e Serbisë Aleksnadër Vuçiç”. Kjo është deklarata e fortë që ka bërë politikani i njohur serb, Nenad Canak.

Në një intervistë dhënë së fundmi në televizionin FACE të Sarajevës, presidenti i Lidhjes së Social Demokratëve të Vojvodinës, deklaroi gjithashtu ser “Rusia ka për qëllin të nisë një konflikt të ri në Ballkan”. Kjo sipas tij  pasi ai “nuk është aleat i besueshëm i Kremlinit”, shkruan “Danas”.

Canak po ashtu ka hedhur akuza të rënda në drejtim  të anëtarit të Presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës, Milorad Dodik.

Sipas tij, “Putini e ka autorizuar Dodikun që t’i bëjë presion Vuçiçit për të mos i vendosur sanksione Rusisë”, për shkak të sulmit rus në Ukrainë.

“Shpirt i shitur” e “njeri imoral”, e ka cilësuar ai Dodikun. Perëndimi ka kërkuar nga Beogradi që t’i vendosë sanksione Rusisë për shkak të agresionit në Ukrainë.


Video