Deputetit të Vetëvendosjes i vjedhin 50 mijë euro në shtëpi: I kisha marrë borxh për të larë borxhe

26 June 2022, 12:30Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Deputetit të Vetëvendosjes i vjedhin 50 mijë euro në
Deputeti i VV, Mirsad Shkreta

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mirsad Shkreta, ka denoncuar në polici se i janë vjedhur 50 mijë euro në banesën e tij në Prishtinë.

Ai ka thënë se ka parë se i është vjedhura banesa në Prishtinë dhe për këtë ka njoftuar menjëherë Policinë.

Kallxo.com raporton se deputeti ka thënë gjatë intervistimit, se paratë që dyshohet se janë vjedhur, janë mbledhur nga njerëz të njohur e të afërm për arsyen e larjes së një borxhi.

Deputeti u ka thënë hetuesve se paratë janë mbledhur me disa familjarë të tij. Shkreta ka treguar se nuk kishte qenë në banesë që nga mëngjesi i datës 23 qershorit.


Video