E rëndë në Itali, burri vret gruan me okllai në sy të foshnjës 6-muajshe

25 June 2022, 20:26Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
E rëndë në Itali, burri vret gruan me okllai në sy të
Itali

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, mëngjesin e sotëm është gjetur një trup i pajetë në Rimini.

Sipas mediave italiane bëhet e ditur se 33-vjeçarja u vra nga bashkëjetuesi i saj 47-vjeçar, i cili u arrestua me akuzën e vrasjes

Mësohet se krimi i tmerrshëm ndodhi në sy të djalit 6 muajsh. Alarmi është ngritur nga fqinjët të cilët kanë dëgjuar britmat torturuese. Më pas ata trokitën në derë derisa burri e hapi atë. Policia po heton për të zbuluar se cila ishte arma e vrasjes.

Dyshohet se 47-vjeçari ka përdorur një okllai, e cila përdoret për të hapur petët. Sipas një rikonstruksioni fillestar të kryer në vend nga policia, gruaja u godit disa herë në kokë dhe në fyt.

Vrasja erdhi pas një diskutimi lidhur me mosmarrëveshjet për menaxhimin e kohës me foshnjën 6-muajshe, pasi babai nuk e kishte parë prej kohësh.


Video