
Të paktën 17 persona janë gjetur të vdekur brenda një klubi nate në qytetin e Londrës Lindore të Afrikës së Jugut, raportojnë mediat lokale.
Trupat u gjetën në tavernën Enyobeni herët të dielën dhe disa të tjerë thuhet se janë plagosur.
"Rrethanat rreth incidentit janë nën hetim ndërsa ne flasim," tha një zëdhënës i policisë për mediat vendase.
Të afërmit e viktimave nuk kanë mundur të shohin trupat e tyre, thonë raportet dhe vendasit kanë bërë thirrje që vendi të mbyllet.
Shumica e atyre që u gjetën të vdekur ishin të rinj të moshës 18 deri në 20 vjeç. Dëshmitarët okularë i thanë gazetës “Daily Dispatch” se trupat ishin të shtrirë brenda ambientit sikur të ishin rrëzuar në dysheme.
Ka disa raportime se vdekjet janë shkaktuar nga goditje me thikë, ndërsa të tjerë flasin për helmim për shkak të alkoolit.