Rusia i premton Bjellorusisë raketa me kapacitete bërthamore

26 June 2022, 09:19Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Rusia i premton Bjellorusisë raketa me kapacitete bërthamore

Rusia do të dërgojë sisteme raketore me kapacitete bërthamore e rreze tw shkurtwr veprimi pwr Bjellorusinw në muajt e ardhshëm, ka thënë presidenti Vladimir Putin.

Ai tha se sistemet Iskander-M "mund të lëshojnë raketa balistike, si ato konvencionale ashtu edhe ato bërthamore".

Sistemet kanë një distancë deri në 500 km.

Tensionet mes Rusisë dhe Perëndimit janë përshkallëzuar, pas vendimit të Presidentit Putin për të pushtuar Ukrainën më 24 shkurt.

Putin ka bërë disa referenca për armët bërthamore që atëherë, të cilat disa i kanë interpretuar si një paralajmërim për vendet perëndimore që të mos ndërhyjnë.

Duke folur në Shën Peterburg, Putin tha se Rusia do të ndihmonte në modifikimin e avionëve luftarakë bjelloruse SU-25 në mënyrë që ata të mund të mbanin armë bërthamore, në përgjigje të një pyetjeje nga Lukashenko.

Ndërkohë, disa shpërthime u raportuan në Kiev të dielën në mëngjes, tha kryetari i bashkisë së qytetit Vitali Klitschko.

“Ambulanca dhe ekipet e shpëtimit ndodhen në vendngjarje. Në dy godina është në proces shpëtimi dhe evakuimi i banorëve”, shtoi ai.

Agjencia e lajmeve AFP raportoi se një kompleks banimi në qytet ishte goditur.

Të shtunën Ukraina tha se forcat ruse kishin "pushtuar plotësisht" qytetin kyç lindor të Severodonetsk, pas javësh luftimesh të ashpra.

Marrja e qytetit do të thotë se Rusia tani kontrollon pothuajse të gjithë rajonin e Luhanskut dhe pjesën më të madhe të Donetskut fqinj - dy rajonet që formojnë Donbasin e madh industrial.


Video