Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Ramush Haradinaj nuk do të jetë më në krye të AAK-së. Haradinaj bëri sot me dije se nuk do të rikandidojë më në zgjedhjet për kryetar partie të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
“Procesi zgjedhor fillon nga 20 shkurti. Është risi ose ndryshim sepse nuk do të kandidoj për kryetar të Aleancës në këto zgjedhje të brendshme.
I kam treguar edhe disa arsye, ua shpjegoj edhe ju. Një arsye është koha e gjatë, arsyeja e dytë është rezultati zgjedhor. Po ashtu është edhe besim që kam në kuadrin e Aleancës”, tha ai në një deklaratë per mediat pas takimit të Këshillit të Përgjithshëm të Aleancës.