Pse u revoltua Serbia me Shqipërinë?

12 Shkurt 2026, 15:59Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Serbia ka reaguar fuqishëm kundër ndaj iniciativës së tre vendeve Kroacisë, Shqipërisë dhe Kosovës për të firmosur një marrëveshje bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes dhe angazhimin për operacione të përbashkëta ushtarake.

Një takim i shefave të shtabeve gjeneralë të ushtrive të Shqipërisë, Kroacisë dhe komandantit të Forcave të sigurisë së Kosovës u mbajt të mërkurën në Shkodër. Ishte pikërisht ky takim që provokoi edhe reagimin e fortë e Ministrisë së Mbrojtjes së Serbisë, që e konsideroi atë si një rrezik për paqen në rajon.

Ministria serbe e dënoi fuqishëm takimin trilateral, duke theksuar se bashkëpunimi militar i këtyre vendeve prezanton një faktor presioni dhe sfidash sigurie për Serbinë dhe qytetarët serbë në Kosovë, ashtu sikurse është një kërcënim për paqen dhe stabilitetin në rajon.

Më parë në 30 janar, një tjetër takim i mbajt në Zagreb mes drejtorëve të politikave të mbrjtjes  dhe armatimit të tre vendeve. Këto takime janë mbajtur në dritën e memorandumit të bashkëpunimit në çështjet e mbrojtjes dhe sigurisë firmosur nga Shqipëria, Kosova dhe Kroacia në 18 mars 2025 në Tiranë.

Ka qenë ministri Pirro Vengu që nëpërmjet postimit të tij në rrjetin social X lajmëroi se mbajtja e këtij takimi trilateral për bashkëpunime ushtrimore ushtarake do të ndodhë në 2026 si pjesë e marrëveshjes së firmosur mes tre vendeve.

“Fokusi i këtij bashkëpunimi është forcimi I koordinimit ushtarak, operativitet në fushë dhe lexim sa më I qartë I forcës së tre vendeve. Një vend të veçantë zë edhe ushtrimet e përbashkëta dhe adresimi I sfidave të sigurisë nga kërcënimet hibride. Kjo stërvitje trepalëshe do të mbahet në përputhje të plotë me qëllimet euroatlantike dhe konceptin strategjik të NATO-s” evidentoi ministri Pirro Vengu.


Video