Janë zbardhur detaje të reja mbi 34-vjeçari Vuko Boriloviç, i cili vrau 10 vetë dhe plagosi 6 të tjerë pasditen e djeshme në Cetinje të Malit të Zi dhe gjatë rezistencës ndaj Policisë u vra nga një qytetar.
Mediat serbe kanë bërë me dije se Vuko Boriloviç kishte punuar në Parkun Kombëtar për më shumë se pesë vjet, dhe kishte mbajtur rolin e shefit të shërbimit të higjienës së mjedisit.
Kolegët e përshkruanin si një njeri punëtor por së fundmi kishte rënë në sy se ishte kthyer në një “ujk i vetmuar”. Shkonte në punë, bënte atë që duhej të bënte dhe më pas izolohej duke u distancuar nga kolegët.
Sipas dëshmitarëve okularë, 34-vjeçari fillimisht ka hyrë në banesën e qiramarrësve të tij dhe vrau dy fëmijë të mitur dhe plagosi nënën e tyre. Më pas, ka telefonuar bashkëshortin e saj dhe i tregoi krimin. Ai nuk u ndal me kaq, por ai vazhdoi sulmin ehde jashtë banesës, duke shtënë në drejtim të fqinjëve dhe kalimtarëve.
Dyshohet se autor i vrasjes së tij është Nenad Neno Kaluderoviç, për të cilin kanë qenë të shumta postimet në rrjet duke e konsideruar dhe si një hero.