Aksidenti “250 mijë paundësh", momenti kur Hyundai përfundon mbi Lamborghinin luksoz (VIDEO)

13 August 2022, 10:17Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Aksidenti “250 mijë paundësh", momenti kur Hyundai
Momenti i aksidentit

Një video dramatike tregon momentin kur një "Hyundai" aksidentohet me një makinë luksoze "Lamborghini Huracan" e cila kushton 294,000 euro ose 250 mijë paund, teksa shoferi i Hyundai del nga një kryqëzim në Leeds të Anglisë.

Në videon më poshtë mund të shihni momentin e aksidentit kur "Hyundai" hipën mbi kofanon e "Lamborghini Huracan" dhe për pasojë la makinën luksoze të deformuar dhe fatmirësisht nuk pati njerëz të lënduar.

Shoferi i mjetit "Hyundai" largohet me shpejtësi teksa kthehet djathtas, dhe siç duket nuk e kishte parë "Lamborghini-in" me ngjyrë të bardhë teksa shkonte drejt saj.

Por pasi përplaset me pjesën e përparme të mjetit luksoz, makina familjare me katër dyer vazhdon të ecë mbi kofanon e Lamborghinit si të mos ishte fare aty.

Rrotat e Hyundai për pak sa nuk e shtypin shoferin e Lamborghini-t teksa përplaset në pjesën e përparme të makinës.

Pastaj ajo mbetet mbi mjetin luksoz teksa dy makinat janë bllokuar së bashku ndërsa Lamborghini ka mbetur poshtë.




Video