Miliarderi Xhorxh Soros feston sot 92 vjet.
Djali i tij Aleksandër Soros i ka uruar ditëlindjen të atit me një foto duke e quajtur atë më të madhin e të gjitha kohërave.
“Gëzuar 92-vjetorin për më të madhin e të gjitha kohërave”, shkruan Aleks Soros.

Xhorxh Soros lindi në Budapest të Hungarisë, më 12 gusht 1930. U largua prej Hungarisë në vitin 1947 për në Angli, ku u diplomua në shkollën Ekonomike të Londrës.
Soros cilësohet si një nga drejtuesit e "prapaskenave botërore". Ai financon një rrjet global bashkëpunëtorësh, që e quajnë veten gazetarë, aktivistë të shoqërisë civilë ose aktivistë të të drejtave të njeriut
Që nga mesi i viteve 1980, ai ka shpenzuar miliarda dollarë për mbështetjen e demokracisë dhe të projekteve edukative përmes fondacionit të tij "Shoqëria e Hapur". Dhe ka bërë shumë armiq në mbarë botën.