"Plani i tij është recetë për luftë", Kosova ndalon hyrjen e ish-ministrit serb

5 November 2022, 21:19Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Plani i tij është recetë për luftë", Kosova
Vuk Jeremiç

Kosova nuk e ka lejuar të futet në territorin e saj ish-ministrin serb Vuk Jeremiç.

Lajmi e ka bërë me dije ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, përmes një komunikate për mediat.

Ajo thekson se mbështetja e Jeremiçit për “riintegrimin” e Kosovës së pavarur në Serbi është e ngjashme me planin “riintegrues” të Putinit për luftën.

“MPJ e Republikës së Kosovës ka ndaluar hyrjen në Kosovë të ish-MPJ të Serbisë Jeremiq. Mbështetja e Jeremiqit për "riintegrimin" e Kosovës së pavarur dhe sovrane në Serbi është e ngjashme me planin "riintegrues" të Putinit për Ukrainën - është një recetë për luftë.  Rusia dhe Serbia nuk do të ndalen së krijuari gjithnjë e më shumë tensione në Ballkan për aq kohë sa SHBA-të dhe Evropa nuk dërgojnë sinjale të qarta dhe të fuqishme duke kërkuar me këmbëngulje zgjidhjen e vetme të qëndrueshme për krizat dhe paqëndrueshmërinë në Ballkanin Perëndimor, pra duke kërkuar nga Serbia njohjen e realitetit të ri në Ballkan pas luftërave të saj shkatërruese”, thuhet në komunikatë.


Video