Videot e kërcimit të shfrenuar të kryeministres finlandeze, çfarë do të ndodhë me Sanna Marin

5 November 2022, 10:23Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Videot e kërcimit të shfrenuar të kryeministres finlandeze,
Në foto: Kryeministrja finlandeze, Sanna Marin

Në një raport të ri, kancelari i drejtësisë i Finlandës, Tuomas Pöysti, tha se ai “nuk kishte arsye për të dyshuar tek kryeministrja për sjellje të pahijshme lidhur me pozicionin zyrtar ose neglizhencë të detyrës”.

Pöysti, roli i të cilit është ekuivalent me një prokurore të përgjithshme, kreu një hetim mbi jetën sociale të Marin pasi mori disa ankesa që e akuzonin kryeministren se kishte marrë pushime pa caktuar një zëvendës që ta mbulonte dhe nuk ishte në gjendje të përmbushte përgjegjësitë e punës së saj.

Megjithatë, Pöysti zbuloi se ankesat nuk mund të pranoheshin sepse ato nuk specifikuan se cilat detyra mund të kishte lënë të paplotësuara Marin dhe cilat nga detyrat e saj mund të ishin rrezikuar ndërsa ajo ishte duke pirë duke kënduar dhe kërcyer në një festë në shtëpi private, dhe më vonë në një klub nate të Helsinkit, raporton Euronews.

Pas publikimit të videos, Marin iu nënshtrua një testi droge për të “shuar çdo dyshim”, pasi në video dëgjohen edhe disa komente që kanë të bëjnë me drogën. Kryeministrja rezultoi negative në test.

Në atë kohë Marin tha: “Unë kam një jetë familjare, një punë dhe gjithashtu kohën time të lirë dhe kaloj kohë me miqtë e mi”, dhe tha se ajo bënte vetëm gjëra “të ligjshme”.

Pas testit të drogës, kryeministrja pranoi në një deklaratë mes lotësh se episodi kishte ndikuar tek ajo, megjithatë në publikun finlandez dhe ndërkombëtarisht kishte një mbështetje të gjerë nga politikane të tjera femra.


Video