Divani bie sipër makinës së parkuar, tronditet pronari i mjetit

4 November 2022, 22:32Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Divani bie sipër makinës së parkuar, tronditet pronari i mjetit
Automjeti i dëmtuar

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Sydney të Austrisë.

Kur Herbert Xia kishte për të kryer disa punë në këtë qytet, nuk e mendoi 2 herë dhe e parkoi makinën e tij në një rrugë banimi. Pas 15 minutash që e kishte lënë në vendin e parkimit, Herbert u trondit nga ajo që shikoi: Një divan ishte hedhur sipër makinës së tij duke i shkaktuar shumë dëme materiale automjetit.

“Nuk kam fjalë për këtë incident”, tha pronari i makinës Herbert Xia.

Policia po heton mbi rrethanat e ngjarjes dhe ka dyshime se divani mund të jetë hedhur nga ballkoni aty pranë gjatë një feste.

“Divani u hodh nga një lartësi e konsiderueshme, ndodhi kur njerëzit po ktheheshin në shtëpi nga puna”,tha kryeinspektori i policisë së rajonit, Gary Coffey.

Fotot e bëra publike tregojnë makinën e shkatërruar me divanin ende sipër


Video