
Në Gjakovë është mbajtur një protestë në mbështetje të të moshuarës, e pranishme ka qenë edhe bija e së moshuarës, Zhaneta e cila ka kërkuar drejtësi.
“Të gjitha u thanë. Për Taulantin, nënën dhe familjen. Ju kisha lut të ketë drejtësi dhe vetëdijësim nga të gjitha institucionet… Nëna nuk më ka vetëm mua, Zhanetën, Milotin e Taulantin por ju paska të gjithë ju”, tha vajza e 70-vjeçares.
Mediet në Kosovë kanë zbardhur ekzaminimin mjekësor të të moshuarës që u dhunua nga infermierja Aurona Pelaj dhe në shtëpinë e të moshuarve në Pejë. Sipas mediave në raportin mjekësor thuhet se nga ekzaminimi ka rezultuar se viktima ka pasur lëndime trupore edhe më herët.
Po ashtu, sipas të njëjtit raport viktima sipas mjekëve nuk është në gjendje të flasë për atë çka i ndodhi, kështu që u vendos që dëshmia e saj të merret në një situatë tjetër.