Rrahu të moshuarën në azil, flet sërish babai i Aurona Pelajt: Vajza është në gjendje të rëndë

3 November 2022, 19:57Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Rrahu të moshuarën në azil, flet sërish babai i Aurona
Aurona Pelaj

Babai i ish-infermieres, Aurona Pelaj ka folur sërish për ngjarjen e rëndë të ndodhur ditën e djeshme në qendrën e të moshuarve “Orenda” në Pejë, ku u dhunua nëna e dëshmorit të UÇK-së, Taulant Nuraj.

Teksa ka folur për T7, ai është shprehur se gjendja shëndetësore e vajzës së tij nuk është e mirë.

Ai ka dhënë edhe disa detaje se si e ka marrë veshë rastin në fjalë, duke shtuar se edhe pse ka kërkuar falje, është shumë i shqetësuar me gjithçka çfarë ka ndodhur.

“Kur jam ardhe prej pune kane thane qe 10 minuta ka ndodhe ky rast. Tash une e kryje punen dikun 2:10-2:15 kish pas kry ky rast. Aiii sa jam shqetesu, shume sdi qysh bene ndryshe edhe pse kam kerku falje, marre”, tha ai.

Tutje, ai tha se sot ka angazhuar një avokat për rastin.

“Sot kam shku ne Polici e kam angazhu nje avokat, keq osht”, shtoi ai.

 


Video