
Mjekët ia dolën të kuronin përmes një trajtimi të ri HIV/AIDS, tek një grua në Denver, SHBA. Ajo u bë personi i tretë në botë që është shëruar nga kjo sëmundje deri më tani.
Ekspertët kanë përdorur një metodë të re të transplantimit të gjakut të kordonit kërthizor.
Gjaku i kordonit kërthizor është shumë më i qasshëm se qelizat staminale që përdoren zakonisht në transplantimin e palcës kockore dhe nuk është e nevojshme që t’i përshtatet marrësit në aq shumë nivele.
Shumica e dhuruesve të qelizave staminale janë të bardhë dhe shumë të sëmurë me HIV të racave të tjera nuk përputheshin me donatorët, shkruan Newyorktimes.
Gruaja në fjalë, e cila gjithashtu vuante nga leucemia, mori gjakun e kordonit të kërthizës për të trajtuar kancerin. Ajo kishte një donator pjesërisht të përputhur, në vend të praktikës tipike të gjetjes së një donatori të palcës kockore të një race dhe etnie të ngjashme. Ajo gjithashtu mori gjak nga një i afërm i saj për t’i dhënë trupit të saj mbrojtje të përkohshme imune gjatë transplantimit.
Shkencëtarët besojnë se infeksioni HIV përparon ndryshe tek femrat sesa tek meshkujt. Megjithëse gratë përbëjnë më shumë se gjysmën e rasteve të HIV-it në botë, ato përbëjnë vetëm 11 për qind të pjesëmarrësve në provat e procesit të trajtimit.