Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Ish-sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Tregtisë në Kosovë, Burim Reçi u arrestua nga policia malazeze pasi gjetjes në automjetin e tij të 50 kilogramëve hashash.
Policia malezeze njoftoi se gjatë kontrollit të rastësishëm që ka ndërmarrë ndaj mjetit të Burim Reçi, 41 vjeç gjeti shtatë pako, që pas verifikimeve rezultoi hashash.
Recit iu komunikua menjëherë masa e arrestit në flagrancë dhe akuzohet për prodhim, posedim dhe trafik të lëndëve narkotike.
Arrestimi i ish-zyrtarit të lartë në qeverinë e Kosovës u bë gjatë orëve të para të mëngjesit në pikën e kalimit kufitar Debeli Brijeg dhe sipas mediave malazeze, 41-vjeçari nuk ka bërë rezistencë.