Tanke dhe artileri të rëndë, CNN: Ushtria Ruse nuk po largohet nga Ukraina, por po... (Video)

15 February 2022, 12:10Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Tanke dhe artileri të rëndë,  CNN: Ushtria Ruse nuk po largohet
Putin larg duart nga Ukraina

Perëndimi ishte skeptik ndaj njoftimit të Rusisë se po tërhiqte një pjesë të trupave nga kufiri me Ukrainën dhe duket se kanë patur të drejtë. Mediat pro qeveritare ruse janë duke raportuar aktualisht se Duma ruse do t’i dërgojë Putinit një kërkesë për të njohur si Republika të pavarura dy rajonet separatiste të Donbasit dhe Luhanskut.

"Ndërsa masat e stërvitjes luftarake po i afrohen fundit, trupat, si gjithmonë, do të kryejnë marshime të kombinuara drejt bazave të tyre të përhershme”. Por stërvitjet në shkallë të gjerë në të gjithë vendin do të vazhdojnë, ka theksuar Interfax.

CNN ka lokalizuar dhe vërtetuar videot e mediave sociale të lëvizjeve që tregojnë të kundërtën për një përparim drejt kufirit me Ukrainën, megjithëse ka shumë të tjera që nuk po vëzhgohen.

Disa nga videot vijnë nga burime zyrtare; shumica janë nga TikTok ose YouTube. Ato janë duke u analizuar nga vëzhguesit në internet dhe shpesh plotësojnë imazhet satelitore.


Video