Pagat shkaktojnë "furtunë" në Kosovë, ja sa pritet të marrin nga presidenti, kryeministri e deputetët

15 February 2022, 16:05Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Pagat shkaktojnë "furtunë" në Kosovë, ja sa pritet
Vjosa Osmani dhe Albin Kurti

Presidenti i Kosovës do të ketë pagën më të lartë në vend, ndër funksionarët publikë, bazuar në draftin që ka përgatitur Ministria e Punëve të Brendshme, për Ligjin për pagat. Edhe pse s’është caktuar vlera e koeficientit, në listën e siguruar nga KOHA, presidenti ka vlerën më të lartë të koeficientit, 20.

Nënkryetari i Kuvendit, zëvendëskryeministri dhe zëvendëskryetari i Kushteuteses kanë koeficient 17, ndërsa deputeti, ministri e gjyqtari i Kushtetueses me koeficient 16.

Ligji për Paga pritet të shkojë në Kuvend nga Qeveria në muajin mars. Ende pa u bërë publik, ndaj tij ka pasur reagime e kundërshtime nga disa sindikata që i kanë vlerësuar të padrejtë koeficientet për ta.

Pagat shkaktojnë "furtunë" në Kosovë, ja sa pritet

Paralajmërohen trazira sociale

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës (FSSHK) i ka bërë apel Qeverisë së Kosovës që ta publikojë sa më shpejt draft-Ligjin e Pagave dhe vlerën e koeficientit, me qëllim të shmangies së keqkuptimeve për këtë proces.

FSSHK-ja po ashtu ka bërë të ditur se nuk ka marrë pjesë në hartimin e draftit të këtij ligji, derisa ka paralajmëruar se nëse koeficienti shkon në dëm të punëtorëve shëndetësor, trazirat sociale janë të pashmangshme./Koha.net


Video