Biden uron Pavarësinë e Kosovës: Do vazhdojmë t’iu mbështesim për njohjen reciproke me Serbinë

15 February 2022, 19:38Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Biden uron Pavarësinë e Kosovës: Do vazhdojmë t’iu

Me rastin e 14-vjetorit të Pavarësisë, Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, i ka shkruar një letër presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

Teksa uroi popullin e Kosovës për përvjetorin e pavarësisë, presidenti Biden tha Kosova në 14 vjetët e pavarësisë ka bërë përparim dhe është “shndërruar nga një demokraci e brishtë në një shtet të gatshëm për të ndarë përvojat e veta me botën”.

Veç të tjerash, ai thekson se Kosova ka vend të veçantë në zemrën e familjes së tij.

Në letrën e urimit, dërguar presidentes Osmani, Biden po ashtu ka bërë të ditur se janë të kënaqur që Kosova po ndërton dhe forcon marrëdhëniet pozitive me fqinjët. Biden ka thënë se do të vazhdojnë të mbështesin Kosovën në përpjekjet për një marrëveshje me Serbinë që përfundon me njohje reciproke.

“Jemi të kënaqur që Kosova po vazhdon të ndërtojë dhe forcojë marrëdhëniet e saj pozitive me vendet fqinje dhe do të vazhdojmë ta mbështesim përpjekjet tuaja drejt një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse të normalizimit me Serbinë, të përqendruar në njohjen reciproke”, thekson në letër Biden.

Biden uron Pavarësinë e Kosovës: Do vazhdojmë t’iu


Video