Mediat në Kosovë: Krimineli Milan Radojiçiç është plagosur, po kurohet në Beograd

25 Shtator 2023, 21:22Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Milan Radojiçiç

Milan Radojiçiç, nënkryetari i partisë së pakicave serbe në Kosovë, është mes të plagosurve, dyshohet nga sulmi terrorist i djeshëm, raportojnë mediat në Kosovë.

Ndonëse nuk është e konfirmuar zyrtarisht, raportohet se ai tashmë gjendet për trajtim në spitalin ushtrak në Beograd.

Po ashtu thuhet se një pavion i tërë i spitalit është bllokuar për kujdesin e tij dhe besohet se është jashtë rrezikut për jetë.

Prokuroria e Kosovës zbuloi mes qindra armatimeve të rënda edhe një dokument që i përkiste Milan Radojiçiç-it, duke bërë që të spekulohet se ai vetë ka qenë mes 30 terroristëve serbë që tentuan të provokonin me luftë në veri të Kosovës.

Radojiçiç është në kërkim nga drejtësia shqiptare i akuzuar për vrasjen e politikanit serb në Kosovë Oliver Ivanoviç, si dhe është i sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Video