Kolegë, miq dhe të afërm i japin lamtumirën e fundit Heroit të Kosovës Afrim Bunjaku

25 Shtator 2023, 17:20Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ceremonia mortore e policit Afrim Bunjaku

Është zhvilluar sot në ceremonia mortore e policit të Kosovës, Afrim Bunjaku, i vrarë nga terroristët serbë gjatë sulmit të armatosur në veri të vendit.

Trupi i pajetë i Bunjakut është përcjellë në banesën e fundit, teksa në varrim kanë marrë pjesë qindra qytetarë si dhe kolegët e tij policë.

"Ai ra në mbrojtje të rendit ligjit integritetit territorial dhe sovranitetit të Republikës së Kosovës” tha presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani duke ndarë post mortem urdhrin më të lartë të Republikës “Hero i Kosovës” të cilin e morën dy djemtë e policit të vrarë.

Video