A është profesionale dhe e aftë kjo polici, për protesta të dhun...
16 October, 18:54Fokus
Ukraina pretendon se ka vrarë komandantin e flotës ruse në Detin e Zi, Viktor Sokolov si dhe 34 oficerë në sulmin me raketa në Sevastopol.
Pak ditë më parë, disa raketa të prodhimit franko-britanik “Storm Shadoë” goditën selinë e flotës detare të Rusisë në Detin e Zi. Sulmi ndodhi në mesditë, dhe dyshohet se në atë orë, në godinë po mbahej një takim i ushtarakëve të lartë.
Bilanci i pretenduar nga rusia, është 34 oficerë të vdekur, admirali i flotës në Detin e Zi, Viktor Sokolov si dhe 105 të plagosur të tjerë.
Sulmi është kryer nga Forcat Ukrainase të Operacioneve Speciale dhe konsiderohet si një nga goditjet më të rënda ndaj ushtrisë ruse.