Disa raketa të lëshuara nga Ukraina kanë goditur sot selinë qendrore të flotës ushtarake ruse në Detin e Zi duke shkaktuar dëme të mëdha.
Selia që ndodhet në Sevastopol të gadishullit të Krimesë, i aneksuar nga Rusia, është targetuar mëngjesin e sotëm nga dhjetra raketa, ndërsa të paktën tre prej tyre kanë goditur objektivin.
Dëmet dyshohet se janë të mëdha pasi kjo ndërtesë shërbente për koordinimin e sulmeve ruse në territorin ukrainas si dhe dyshohet se kanë mbetur të plagosur dhe të vrarë shumë oficerë të ushtrisë ruse.
Mesa duket, sulmi është kryer gjatë ditës, për t’u siguruar që i gjithë stafi do të ndodhej në godinë. Kjo është e disata herë në pak ditë që raketat ukrainase të prodhimit britanik, Storm Shadow, godasin objektivat në Krime.
A video appeared online that shows the moment of the rocket strike on the Black Sea Fleet headquarters in Sevastopol. pic.twitter.com/GxZlmAkEVU
— Anton Gerashchenko (@Gerashchenko_en) September 22, 2023
The situation in #Sevastopol after the strike on the headquarters of the Russian Black Sea Fleet. pic.twitter.com/HzZEkvLXJj
— NEXTA (@nexta_tv) September 22, 2023