Do hynin në Shqipëri, kapen 1.5 ton antifriz kontrabandë në doganën greke

22 September 2023, 18:34Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Do hynin në Shqipëri, kapen 1.5 ton antifriz kontrabandë në
Malli kontrabandë

Një shtetas i huaj dhe një grek janë vënë në prangat e policisë në Florinë të Greqisë pasi janë kapur me një sasi të madhe “antifreeze” kontrabandë.

Është e paqartë nëse shtetasi i huaj, siç i referohen mediat greke, është shqiptar.

28-vjeçari dhe 51-vjeçari janë dërguar në policinë e qytetit, pasi në furgonin që tentuan të kalonin drejt shqipërisë u gjetën 149 fuçi me një total prej 1.5 ton antifreeze.

Gjithashtu policia greke u ka sekuestruar 2,950 euro dhe katër telefona si dhe dy automjetet.


Video