
Vox News sjell PAMJET, brenda BAZËS së grupit KRIMINAL në Fushë ...
6 Dhjetor, 11:54Fokus
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Volos të Greqisë. Një fermer ka treguar për një emision radiofonik se delet e kishin konsumuar plot 300 kilogram kanabis.
Ai tha se bimët e kanabisit ishin mbjellë për përdorim medicinal, por delet i kishin konsumuar të gjitha.
“Unë jam mirë, por delet nuk janë edhe aq mirë. Janë çmendur, po kërcejnë edhe më lart se dhitë”, deklaroi fermeri.
Ai shpjegoi se si ndodhi ngjarja e çuditshme.
“Ne jemi impianti më i madh i kanabisit serrë në Evropën Qendrore dhe Lindore. Humbëm 80% të prodhimit tonë nga përmbytjet. Teksa po përpiqeshim të ruanim gjithçka mundëm, papritur brenda serrës shohim delet dhe dhitë që kullosin normalisht”, shtoi pronari.