Vrasja në KOSOVË/ Autori dhe viktima kolegë në punë, motivi që çoi në tragjedi (Foto)

20 September 2023, 13:14Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Vrasja në KOSOVË/ Autori dhe viktima kolegë në punë,
Isuf Zogaj/ Avni Basha

Një ngjarje e rëndë ndodhi gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm në Malishevë, ku një person mbeti i vrarë me armë zjarri.

Mediet kosovare bëjnë me dije se autori, Isuf Zogaj dhe viktima, Avni Basha ishin kolegë pune në një kompani private.

Vrasja në KOSOVË/ Autori dhe viktima kolegë në punë,
Avni Basha

Dyshohet se Zogaj ka ekzekutuar Bashën brenda makinës  në udhëkryqin në Banjë të Malishevës dhe më pas u vetëdorëzua na polici.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Gjakovës, Hekuran Batusha ka dhënë detaje të reja në lidhje me ngjarjen.

“Të dy kanë qenë kolegë, kanë punuar me mjete të rënda, i dyshuari është në ndalim për 48 orë”, ka thënë Batusha.

Më tej, ai ka thënë se shkaktarët e kësaj vrasjeje lidhen me punën që bënin.

“Sipas informacioneve të para, dyshohet se ka qenë një mosmarrëveshje që lidhet me punën”, ka përfunduar ai.


Video