Vuçiç hap “thesin” e gënjeshtrave dhe viktimizohet gjatë fjalimit në OKB: Separatistët e Kurtit po masakrojnë serbët në veri

21 September 2023, 20:44Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Vuçiç hap “thesin” e gënjeshtrave dhe
Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka mbajtur sot fjalën e tij në Asamblenë e Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, duke ia dedikuar të gjithë kohën Kosovës dhe shqiptarëve në Kosovë.

Vuçiç e ka nisur fjalën e tij duke u kthyer pas në kohë teksa ka mohuar krimet e luftës nga ushtria serbe në Kosovë, duke u viktimizuar ai është ankuar për fushatën që NATO ndërmori për t’i dhënë fund regjimit të kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviçit.

Me doza të forta propagande dhe duke thënë një sërë të pavërtetash, Vuçiç më pas ka treguar se si sipas tij, sot serbët e Kosovës po sulmohen, intimidohen dhe keqtrajtohen nga autoritetet “separatiste” të Albin Kurtit në Kosovë.

Ndonëse është krejtësisht e kundërta, grupe serbësh në veri të Kosovës kanë organizuar struktura kriminale terroriste, të sponsorizuar me para dhe armatime të rënda direkt nga Beogradi e deri në Moskë. Ata raportohet se kanë patur mbështetjen edhe të mercenarëve famëkeq të “Wagner”.

Vuçiç i është referuar gjatë fjalës së tij në OKB, Kosovës si “provincë e Jugut të Serbisë” e shkëputur padrejtësisht nga ajo.

Në fund, ai është shprehur se beson që dialogu mes palëve mbetet e vetmja rrugë për bashkë-ekzistencën mes serbëve dhe shqiptarëve.


Video