Dasma e kthyer në tragjedi/ Dasmori qëlloi me armë për të festuar, por gabimisht vret dhëndrin (Videoja tronditëse)

22 September 2023, 17:06Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Dasma e kthyer në tragjedi/ Dasmori qëlloi me armë për
Foto ilustruese

Nga lotët e gëzimit në lot trishtimi. Kjo ka ndodhur në një dasmë në Jordani, ku dhëndri është vrarë aksidentalisht në ditën e tij më të bukur.

Autor i vrasjes aksidentale ishte një nga dasmorët, që qëlloi për të festuar. Ngjarja tragjike ka ndodhur më 30 gusht, por video është bërë publike në 24 orët e fundit.

Sipas mediave lokale, 20-vjeçari Hamza Sattam Hamed al-Fanatsa, siç quhej dhëndri, vdiq menjëherë pas të shtënave.

Burri që e qëlloi u arrestua dhe iu konfiskua arma.

Të njëjtave burime, dhëndri është qëlluar me plumb në gjoks në një festë të organizuar nga të afërmit e tij.


Video