
Gjashtë nga 8 serbët e ndaluar nga policia pas sulmit terrorist në veri të Kosovës, raportohet se janë lënë të lirë.
Bëhet fjalë për katër serbët e ndaluar në një makinë civile, brenda së cilës u gjetën disa radiomarrës. Prokuroria e Kosovës nuk ka arritur të faktojë lidhjen mes tyre dhe grupit të terroristëve që tentuan të merrnin nën kontroll fshatin Banjskë në veri të vendit.
Po ashtu, janë liruar edhe dy punëtorët e një hoteli në afërsi të Banjskës. Ata u ndaluan fillimisht pasi në makinën e hotelit u gjetën dy armë zjarri tip kallashnikov.
Sakaq, njëri nga të arrestuarit fillimisht ka thënë se do të bashkëpunojë me institucionet e Kosovës për të dhënë detaje në lidhje me grupin e serbëve, me kushtin që të t’i ofrohet mbrojtje familjes së tij. Por më pas ai ka vendosur të heshtë.