U vra në Kosovë, reagon gruaja e tifozit terrorist të “Crvena Zvezdës”: Të prisja fitimtar, por ti je superhero

26 Shtator 2023, 17:45Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Tifozi i ekipit serb ishte pjesë e terroristëve që sulmuan Kosovën në Veri

Një tifoz terrorist i ekipit serb të “Crvena Zvezdës” mbeti i vdekur gjatë aksionit terrorist në veri të Kosovës.

Gazetat boshnjake kanë raportuar se Stefan Nedeljkoviç, ka mbetur i vrarë gjatë këtij aksioni, me forcat e Policisë së Kosovës që dyshohet se e kanë ekzekutuar terroristin në fjalë.

Së fundmi mediat në Kosovë kanë zbuluar edhe reagimin e bashkëshortes së Stefan Nedeljkoviçit, tifozit terrorist që i ka dhënë lamtumirën me një postim në Instagram.

“Pres ende që dikush te me zgjojë nga ky makth. Nuk do të jem patetike e di që nuk të pelqen. Shpresoja deri në momentin e fundit qe t’i do dilje nga ai pyll i magjepsur si fitues. Sepse ti je superheroi ynë përgjithmonë me një buzeqeshje që ua ndrit ditën të gjithëve. Ishe njeriu më trim që njoha.

Ti do të jesh gjithmonë babai më i mirë në botë dhe do të jetosh përmes tyre në çdo sekondë, çdo minutë dhe orë. Engjëjt të ruajnë mbi ty, dhe ti të ruajë 3 mrekullitë tona dhe mua nga lart, dhe na jep vetëm një fraksion të forcës që zotëronit… Ne ju duam dhe do të jetoni për aq kohë sa të rrahë zemra jonë”, shkruhet në postim.

U vra në Kosovë, reagon gruaja e tifozit terrorist të

Video