Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli ka shprehur mbështetjen e tij pa kufizime ndaj kryeministrit Albin Kurti teksa përballet me situatën e tensionuar pas sulmit terrorist në veri të vendit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, biznesmeni i shquar shkruan se do të qëndrojë pranë Kurtit duke i ofruar atij çdo formë ndihme, si dhe i bën thirrje kolegëve të tij që të veprojnë njësoj.
“Kosova mbi të gjitha”, shkruan në fund Pacolli.
“Kryeministrit Kurti i kam shprehur mbështetjen time të plotë si në luftën kundër terrorizmit, si për rend dhe ligj në veri. I ofroi ndihmën time të plotë, në çdo formë që mund të jetë e nevojshme.
Vetëm të bashkuar do ta luftojmë të keqen e Serbisë. I ftoj edhe kolegët e mi të veprojnë njejtë! Kosova është mbi të gjitha”, shkruan Pacolli në mesazhin e tij.