Serbët e Mitrovicës kryejnë homazhe për tre terroristët e vrarë në Kosovë, të pranishëm edhe politikanë

26 September 2023, 18:41Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Serbët e Mitrovicës kryejnë homazhe për tre terroristët
Tre terroristët serbë të vrarë në Kosovë

Qytetarë të shumtë serbë kanë kryer homazhe në veri të Mitrovicës për tre terroristët serbë të vrarë në Banjskë të Kosovës.

Ata kanë ndezur qirinj në sheshin “Car Llazari” të Mitrovicës së Veriut, teksa aty janë parë të vendosura edhe fotografitë e tre terroristëve të armatosur që u vranë nga policia e Kosovës teksa tentuan të kryenin sulm terrorist.

Po ashtu, të pranishëm kanë qenë edhe krerët e Listës Serbe, Goran Rakiç e Igor Simiç.

Kujtojmë se edhe Beogradi zyrtar nuk është distancuar nga ky sulm terrorist në veri të Kosovës, por presidenti Aleksandër Vuçiç ka marrë në mbrojtje autorët si dhe sot ka shpallur tre ditë zie për viktimat.

Serbët e Mitrovicës kryejnë homazhe për tre terroristët
Homazhet për terroristët serbë në Mitrovicën e Veriut


Video