Kolonelët e Putinit po ekzekutohen një e nga një, eliminohet Komandanti i Brigadës së 12-të

15 March 2022, 11:11Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Kolonelët e Putinit po ekzekutohen një e nga një, eliminohet

“Komandanti i Brigadës së 12-të të Inxhinierisë së Gardës së Veçantë, koloneli Serhiy Porohnya, është eliminuar”.

Ky është njoftimi i lëshuar nga Shtabi i Ushtrisë së Ukrainës që jep këtë lajm, në betejën e zhvilluar një ditë më parë.

Pas luftimeve të ashpra midis ushtarëve rusë dhe ukrainas në ditën e 19-të të luftës, burime të qeverisë ukrainase raportuan vdekjen në luftime të kolonelit dhe komandantit rus Serhiy Porohny.

Përmes rrjeteve sociale ata dhanë lajmin për vdekjen e këtij ushtari të lartë të qeverisë Putin.

 


Video