E guximshme/ Gruaja në Rusi ndërpret edicionin e lajmeve me pankartën "Po ju gënjejnë, stop luftës" (Video)

15 March 2022, 10:30Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
E guximshme/ Gruaja në Rusi ndërpret edicionin e lajmeve me
Po ju gënjejnë, stop luftës

Një grua pati guximin që të ndërpresë prezantuesen e lajmeve të televizionit shtetëror rus, Channel One, duke u shfaqur prapa saj me një pankartë në duar.

Në pankartë shkruhej: “Ndaleni luftën. Mos i besoni propagandës. Po ju gënjejnë këtu”.

Raportohet se gruaja që mbante pankartën, dikur ishte punonjëse e këtij televizioni, por pas mosmarrëveshjeve ishte shkarkuar.

Ky televizion që kontrollohet dhe financohet nga Kremlini, e ka përshkruar pushtimin rus në Ukrainë si “operacion special ushtarak”.


Video